Humbja e Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë nuk ka kaluar pa incidentete në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Afërmendsh, kur merr parasysh faktin se pritshmëritë mbrëmë ishin të larta nga tifozët.
Në golin e vetëm të pësuar, portieri Thomas Strakosha nuk pati asnjë shans reagimi dhe u duk i ngrirë në portë, pa bërë asnjë përpjekje për të ndalur sferën.
Kjo nuk u ka pëlqyer disa tifozëve, të cilët kanë ofenduar nga larg gardianin kuqezi. Ky episod nuk ka kaluar pa u vënë re nga familja e Thomasit, të cilët kanë reaguar.
Vëllai i portierit, Dimitris, raportohet se ka debatuar me tone të larta me tifozët në fjalë. Situata mund të agravonte më tej, por ka ndërhyrë oficeri i sigurisë dhe i ati i tij, legjenda e futbollit shqiptar, Foto Strakosha.