Oferta e Man.United, Rakitic jep përgjigjen përfundimtare

18 Tetor 2019
15:23
Eraldo Harlicaj
back button

Ivan Rakitic nuk do t’i bashkohet Manchester United! Mesfushori kroat ka vendosur që të refuzojë ofertën e “Djajve të kuq” duke i falenderuar për interesimin. Kroati do të largohet nga Barcelona që në janar dhe skuadrat e para kanë nisur të shfaqin interes për të. 

Anglezët donin mesfushorin me eksperiencë, por Rakitic së bashku me familjen e tij kanë thënë jo. Kushtet klimaterike ishin një nga faktorët kryesorë, duke qenë se vendi ishullor është shumë i lagësht dhe i ftohtë, ndryshe nga klima e Barcelonës, apo dhe ajo e Kroacisë, vendlindja e mesfushorit. 

Nënkampioni i botës po pret ofertën e Interit. Ai ka patur dhe më herët bisedime me italianët dhe duket se palët kanë gjetur marrëveshjen. Kroati do t’i bashkohet skuadrës së Antonio Contes me dëshirën e mirë për të ndihmuar në ringritjen e Interit. Skuadra zikaltër ka nevojë për një ekspert në mesfushë si Rakitic. 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit