Oferta është gati, Bayerni bën gati 100 milionë euro për sulmuesin

14 Nëntor 2019
16:24
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen po mendon për merkaton e janarit dhe emri i parë në listë është Leroy Sane. Sulmuesi i Man.City-t është i dëmtuar, por mbetet dëshira më e madhe e gjermanëve. 

Kampionët e Anglisë janë gati ta lënë të largohet, pasi nuk duan ta humbasin me parametra zero. Drejtuesit bavarezë kanë bërë gati ofertën për anglezët dhe janë gati për ta afruar që në janar. 

100 milionë euro është shuma që kampionët e Gjermanisë janë gati të paguajnë sipas asaj që shkruajnë Daily Mirror, një shifër krejtësisht e pranueshme për bavarezët që kanë ndryshuar strategjinë në merkato. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit