Interi historikisht ka treguar se di t’i gjurmojë sulmuesit e duhur. I radhës duket se do të jetë sulmuesi i Atletico Madrid, Angel Correa.
Disa klube nga Arabia Saudite kanë shfaqur interes prej kohësh për të, pavarësisht faktit se sulmuesi është zgjedhja e katërt për këtë rol në Madrid.
“Estadio Deportivo” raporton se Interi ka gati 10 milionë euro për transferimin. Correa nuk ka dhënë ende mendimin e tij, por është i hapur për bisedime, sepse kërkon largimin nga bardhekuqtë.
Correa ka rreth një dekadë që luan tek Atletico Madrid. Ka ardhur koha për një aventurë tjetër, në një shtet të ri dhe në një kampionat tjetër.