Ofertë faraonike për Van Dijk, mund të bëhet mbrojtësi më i paguar në histori

14 Qershor 2024
8:16
Telesport
back button

Pasi ka mbyllur një sezon pa fituar tituj, ekipi i Al Nassr është gati të sulmojë rivalët e Al Hilal dhe të hakmerret. Mësohet se klubi i Riadit ka plane të mëdha për merkaton e kësaj vere dhe po përgatit një lëvizje të bujshme.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, klubi saudit ka takuar përfaqësuesit e mbrojtësit holandez Virgil van Dijk, që luan në Premier League me Liverpool. Ata duan ta bindin lojtarin që t’i bashkohej projektit.

Drejtori i përgjithshëm i Al Nassr thuhet se u takua me agjentët e qendërmbrojtësit holandez të martën në mbrëmje, duke vendosur një kontratë në tryezë që do ta bënte atë mbrojtësin më të paguar në botë.

Gjithsesi, kjo nuk do të jetë e vetmja blerje e madhe që pritet në seancën e verës, duke qenë se po finalizohen negociatat me Juventus për nënshkrimin e portierit të kombëtares polake, Wojciech Szczesny.

Pavarësisht pranisë së lojtarëve të mëdhenj si David Ospina, Álex Telles, Brozovic, Otavio, Mané dhe Cristiano Ronaldo, Al Nassr nuk arriti t’i kundërvihej skuadrës së Jorge Jesus sezonin e kaluar, duke përfunduar i dyti në Ligën Arabe, duke humbur kundër Al Hilal finalet e Superkupës dhe Kupës së Arabisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit