Ofertë marramendëse nga Arabia, portieri Ederson pranë skuadrës së Cristiano Ronaldo

5 Korrik 2024
11:14
Telesport
back button

Ekipi i Manchester City mund të humbasë këtë verë portierin brazilian Ederson. Pas refuzimit që Wojciech Szczesny i bëri ofertës së Al Nassr, klubi arab ka hedhur sytë nga portieri që luan me kampionët e Premier League.

Sipas mediave britanike, portieri 30-vjeçar ka marrë një ofertë prej 30 milionë eurosh në vit, për dy sezone me skuadrën ku luan edhe Crtistiano Ronaldo. Një ofertë që duket se ka lëkundur pozitat e Ederson.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2026 me “citizens”, që gjithashtu presin një ofertë nga Al Nassr. Klubi anglez e vlerëson 35 milionë euro portierin, që luan prej 7 sezonesh në Premier League me Manchester City.

Gjithsesi, kampionët e Anglisë duhet fillimisht të gjejnë një zëvendësues para se të marrin vendimin për ta shitur. Është përfolur se francezi Mike Maignan i Milan mund të zërë vendin e Ederson te Manchester City.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit