Sulmuesi italian Mario Balotelli mund të luajë në Brazil seoznin e ardhshëm. Për 33-vjeçarin ka ardhur një ofertë nga skuadra e Corinthias.
Balotelli është për mokmentin pa skuadër, pasi ka lënë me parametrin zero skuadrën turk të Adana Demirspor, ku luajti sezonin e kaliar (7 gola në 16 ndeshje).
Sipas “Uol Esporte”, skuadra e njohur braziliane kërkon të sjellë sulmuesin italian, por bisedimet nuk duken të lehta. Balotelli klërkon 4.5 milionë euro në sezon, ndaj dhe kontaktet vijojnë për të gjetur një marrëveshje.
Sulmuesi nuk ka luajtur kurrë jashtë Europës, ndërkohë që është aktivizuar në Itali, Angli, Turqi, Francë e Zvicër. Tashmë një aventurë në Brazil mund të ishte ideale për të edhe pse ka shumë të panjohura.
Balotelli ende nuk ka vendosur se ku dëshiron të luajë, por duket se tentohet nga një aventurë e tillë, në një kampionat ku edhe mund të argëtohet jashtë fushe.