15 ndeshje të luajtura dhe të 30 skuadrat e NBA-së kanë zbritur sot në fushë, një ditë para zgjedhjeve amerikane. Kampionët e Boston fituan 123-93 në fushën e Atlanta, sfidë ku Tatum realizoi 28 pikë.
Në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes qëndron Cleveland, ende i pamposhtur, që mundi 116-114 Milwaukee, një sfidë emocionuese deri në fund. Fitorja erdhi nga duart e Garland, që realizoi 39 pikë për Cavaliers.
Në kahun tjetër, në Perëndim, në krye të klasifikimit është Oklahoma, që mundi 102-86 Orlando, me dyshen Williams-Shai, që së bashku realizoi 44 pikë për vendasit, që ende nuk kanë pësuar asnjë humbje.
Detroit fitoi 115-103 ndaj Lakers, ndeshje ku për vendasit u dallua Ivey me 26 pikë, ndërkohë që të gjithë titullarët e Pistons realizuan mbi 10 pikë. jashtë fushe fiton Golden State, që falë 24 pikëve të Curry mundi 125-112 Washington.
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – Milwaukee, 116-114
Washington – Golden State, 112-125
Detroit – Lakers, 115-103
Atlanta – Boston, 93-123
Brooklyn – Memphis, 106-104
Miami – Sacramento, 110-111
Chicago – Utah Jazz, 126-135
Houston – New York, 109-97
Minnesota – Charlotte, 114-93
Oklahoma – Orlando, 102-86
New Orleans – Portland, 100-118
Dallas – Indiana, 127-134
Denver – Toronto, 121-119
Phoenix – Philadelphia, 118-116
Clippers – San Antonio, 113-104