Olimpiada, Bach “flirton” me rusët: Kushdo që respekton kushtet është i mirëpritur në Paris

19 Mars 2024
13:43
Telesport
back button

Ne kemi vendosur kushte, të cilat nuk do të ndryshojnë. Kushdo që është i gatshëm t’i respektojë ato është i mirëpritur në Paris, kushdo që nuk është i gatshëm t’i respektojë ato nuk është i mirëpritur”.

Është kjo deklarata e bërë sot për mediat nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach. Ai foli për praninë e mundshme të sportistëve rusë dhe bjellorusë në Olimpiadën e Parisit.

Numri një i olimpizmit botëror iu përgjigj edhe deklaratave të ministrit rus të sportit Oleg Matytsin, i cili ka ftuar sportistët e tij që të mos bojkotojnë ngjarjen olimpike “Paris 2024”.

Kushtet e vendosura nga IOC janë: Atletët rusë dhe bjellorusë do të jenë të pranishëm në Lojërat Olimpike në kryeqytetin francez për sa kohë që ata nuk mbështesin në mënyrë aktive ofensivën e Moskës në Ukrainë dhe nuk janë pjesë e klubeve sportive ushtarake apo të financuara nga qeveria.

Gjithsesi, ata mund të garojnë vetëm si sportistë neutralë, pa patur të drejtë himni e flamuri. Sipas Rusisë, kushtet janë gjithmonë diskriminuese, poshtëruese dhe të padrejta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit