Olimpiada/ Djokovic, Zverev dhe Osaka vijojnë garën për medalje

26 Korrik 2021
13:02
Telesport
back button

Tenistët “big” kanë luajtur sot ndeshjet e dyta në Lojërat olimpike “Tokio 2020”, ku thuajse kanë triumfuar të gjithë.

Numri 1 në botë për meshkuj, serbi Novak Djokovic, fitoi 2-0 ndaj Jan-Lennard Struff. Po 2-0 fitoi edhe tenisti gjrman Alexander Zverev ndaj Daniel Galan. Një biletë për më tej sigurojnë edhe rusi Daniil Medvedev e italiani Fabio Fognini.

Te femrat, tenistja vendase Naomi Osaka avancon më tej pas fitores 2-0 ndaj Viktorija Golubic. Më tej avancojnë edhe tenistja ukrainse Elina Svitolina e ajo çeke Karolina Pliskova. Nga gara janë eliminuar çekja tjetër Petra Kvitova dhe bjellorusja Aryna Sabalenka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit