Olimpiada mes polemikave: IOC lejon të garojnë dy sportistet transgjinore në boks

1 Gusht 2024
8:41
Telesport
back button

Boksi në Lojërat Olimpike vijon të krijojë polemika. Pas polemikave të krijuara për gjykimin vitet e fundit, së fundi është ndezur çështja për pranimin në “Paris 2024” të dy boksiereve transgjinore: Algjerianien Imane Khelif dhe Lin Yu-ting të Tajvanit.

Të dyja këto sportiste u përjashtuan së fundmi nga Botërori për moskalimin e “testit gjinor”. Dy sportistet transgjinore morën dritën jeshile nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), pavarësisht niveleve të larta të testosteronit.

Shoqata Ndërkombëtare e Boksit, e cila menaxhon garën e kampionatit botëror, nuk i pranoi ato si sportiste. Gjithsesi, në Lojërat Olimpike sportistët e boksit kanë ardhur përmes Njësisë së Boksit, e vetmja organizatë e njohur nga IOC.

Për t’u pranuar në Kampionatin Botëror, IBA vendosi “testin gjinor” dhe Khelif u ndal një hap larg finales për medaljen e artë. Ndërsa Lin Yu-ting-ut iu hoq bronzi i peshës “pupël”.

Në vendimet e arsyetuara nga kryetari i IBA-së, Umar Kremlev, shpjegoi se si dy sportistët kishin “kromozomet XY dhe për këtë arsye ishin përjashtuar nga ngjarjet sportive për të garantuar integritetin dhe drejtësinë e garës”.

Një zgjedhje, që sipas IOC, bie ndesh me parimet e gjithëpërfshirjes dhe barazisë të promovuara. IOC, në marrëveshje me Njësinë e Boksit, shpjegoi se si “të gjithë sportistët pjesëmarrës në turneun e boksit të Lojërave Olimpike Paris 2024 respektojnë rregullat e pranueshmërisë dhe regjistrimit për konkurrencës, si dhe të gjitha rregulloret mjekësore të aplikueshme”.

Një situatë mjaft e ndërlikuar që ndoshta do të vazhdojë të diskutohet dhe që do të duhet të zgjidhet brenda organeve përkatëse, por që ndërkohë nuk do t’i mohojë Imane Khelif dhe Lin Yu-ting mundësinë për të realizuar ëndrrën e tyre sportive si kolegët e tyre të tjerë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit