Olimpiada, organizatorët dhurojnë nga 2 perzervativë në ditë për çdo sportist

25 Mars 2024
11:26
Telesport
back button

Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të përfaqësojnë një pikë kthese për Olimpiadën në lidhje me marrëdhëniet sociale mes sportistëve pas ndalimit në “Tokio 2020”, për shkak të pandemisë.

Sportistët që do të jenë në Fshatin Olimpik do të mund të mblidhen së bashku pa kufizime. Dhe, për këtë arsye, komiteti organizativ ka vendosur të dhurojë nga dy prezervativë në ditë për secilin nga sportistët pjesëmarrës, meshkuj dhe femra.

Në total, do të shpërndahen 300,000 kontraceptivë që tashmë janë blerë nga organziatorët e Olimpiadës. Sipas tyre, kjo është një mënyrë efikase për të ruajtur shëndetin e sportistëve, siç konfirmohet edhe nga drejtori i stafit organizator të Olimpiadës, Laurent Michaud.

Olimpiada franceze synon të rrisë ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në luftën kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme si HIV-AIDS.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit