Oklahoma mund kampionët në sekondën e fundit, Lakers dominojnë në Perëndim

30 Dhjetor 2019
8:28
Telesport
back button

Skuadra e Lakers fitoi 108-95 ndaj Dallas, duke ruajtur kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e dominuar nga ekipi kalifornian, me Davis që realizoi 23 pikë, më i miri në parket, mbështetur edhe nga Pope me 19 pikë. Fiton edhe Oklahoma, që mundi në sekondat e fundit 98-97 Toronto, sfidë me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Lowry dhe VanVleet realizuan nga 20 pikë për kanadezët, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Oklahomën u dalluan Alex me 32 pikë e Paul me 25.

Një ndeshje të mirë zhvilloi skuadra e Denver, që mundi 120-115 Sacramento, sfidë e dominuar nga vendasit, që qëndrojnë në vendin e dytë në Perëndim. Të gjithë titullarët e Nuggets realizuan mbi 10 pikë (Porter dhe Barton nga 19 pikë secili), ndërsa 27 pikët e Bjelica mbetën për statistikë. Skuadra e Memphis, falë 20 pikëve të Brroks, mposhti 117-104 Charlotte, ndërsa New Orleans befason Houston, duke fituar 127-112, ndeshje ku u dalluan Ingram e Ball me nga 27 pikë secili.

NBA – Rezultatet e sotme

Toronto – Oklahoma, 97-98

Denver – Sacramento, 120-115

Memphis – Charlotte, 117-104

New Orleans – Houston, 127-112

Lakers – Dallas, 108-95

Lajme të tjera

Lajmet e fundit