Onana bën mrekullinë, United merr tri pikët ndaj Southampton (Video)

14 Shtator 2024
15:37
Denis Hakanaj
back button

Manchester United i Erik ten Hag ka harruar humbjen ndaj Liverpool-it, të regjistruar para ndërprerjes së kampionateve për ndeshjet e kombëtareve, dhe është kthyer të fitojë në kampionat.

Në St. Mary’s Stadium është vendosur gjithçka mes minutave 33 dhe 35: Archer është hipnotizuar nga Onana dhe De Ligt ka kaluar në avantazh Djajtë e Kuq, që më pas kanë mbyllur virtualisht llogaritë me Rashford në minutën e 41-të.

SOUTHAMPTON-UNITED 0-3 – VIDEO

Në pjesën e dytë, Southampton ka provuar të reagojë, por shpresat janë shuar me kartonin e kuq të Stephens në të 79-ën. Në minutat shtesë ka ardhur edhe goli i tretë i Garnacho.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit