Arsenal duket se po planifikon një goditje të dyfishtë të befasishme nga një klub i Premier League.
Sipas Caught Offside, Topçinjtë kanë vënë në shënjestër dyshen e Bournemouth-it Antoine Semenyo dhe Milos Kerkez, të cilët vlerësohen rreth 80 milionë euro nga kuqezinjtë.
Semenyo mund të merret si zëvendës i Bukayo Saka dhe Kerkez mund tëz ëvendësojë Oleksandr Zinchenko ose Keiran Tierney.
Megjithatë, nëse Arsenal-i do të bënte një lëvizje, kjo do të ndodhte për një shumë më të ulët se 80 milionë eurot që kërkon Bournemouth.