Operacion 90 milionë euro, i thotë lamtumirë Juventus-it dhe bashkohet me Ronaldo-n tek United

24 Shkurt 2022
17:18
Denis Hakanaj
back button

Manchester United e ka seriozisht dhe i krijon probleme Juventus-it në pritje të merkatos së verës. Djajtë e Kuq, në fakt, janë hedhur në sulm Manuel Akanji, lojtar që vlerësohet shumë nga bardhezinjtë nëse do të vendoset të sakrifikohet De Ligt në fund të sezonit.

Siç u tha më sipër, problemi për Cherubini-n dhe Allegri-n është konkurrenca e United për zviceranin.

Sipas Bild, anglezët kanë bërë hapa konkretë për Akanji-n dhe ne gociatat duket se janë në fazë të avancuar për transferimin e lojtarit të Borussia Dortmund në Old Trafford sezonin e ardhshëm.

Kontrata e tij me verdhezinjtë skadon në vitin 2023 dhe ai nuk ka ndërmend ta rinovojë, duke parë se anglezët do t’i ofronin një rrogë shumë të lartë se skuadra gjermane për ta bindur të transferohet në Premier.

Në fakt, Djajtë e Kuq mësohet t’i kenë ofruar 15 milionë euro në sezon futbollistit dhe 25-30 milionë euro Borussia-s për kartonin. Një operacion me kosto të përgjithshme 90 milionë euro për të siguruar shërbimet e Akanji-t dhe për të djegur konkurrencën e skuadrave të tjera të mëdha të Europës, mes së cilave është edhe Juventus-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit