ORA E FUNDIT: Dëmtim i papritur te Reali, sulmuesi humbet vitin!

18 Nëntor 2019
17:54
Eraldo Harlicaj
back button

Rikthimi i James Rodriguez te Real Madridi nuk po rezultaton ashtu siç pritej, pasi kolumbiani po dëmtohet shpesh e luan pak. Sulmuesi detyrohet të ndalet sërish për një dëmtim të rëndë. 

Klubi spanjoll bën me dije se futbollisti ka një problem në ligamentin e tij të majtë dhe detyrohet të nisë terapinë. James do të humbasë “El Clasicon”, por dhe muajin dhjetori. Lojtari e ka mbyllur vitin dhe pritet të rikthehet vetëm në 2020. 

Trajneri Zinedine Zidane nuk e ka ndër të preferuarit e tij, por sërish shërbimet e kolumbianit duheshin. “Testet mjekësore të kryera sot nga stafi mjekësor i Realit për James Rodriguez diagnostikuan një problem në ligamentin e gjurit të tij të majtë. Rikuperimi do të vazhdojë me stafin mjekësor”, – shkruajnë madrilenët. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit