ORA E FUNDIT: Dita “Neymar”, Barcelona përgatit ofertën finale / PSG presion katalanasve

23 Gusht 2019
16:07
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk ka më kohë! Barcelona duhet të dorëzojë ofertën finale për brazilianin Neymar. PSG dhe ylli i ekipit po i bëjnë presion katalanasve që të veprojnë, ose kjo pistë të braktiset përfundimisht. Dëshira e të gjithëve është që të ndodhë, por gjasat janë që kjo lëvizje të mos realizohet. 

El Chiringuito bën me dije se kupola drejtuese e katalanasve është mbledhur sot dhe po mendon ofertën finale për PSG. Kapiteni Lionel Messi u ka kërkuar drejtuesve që ta sjellin Neymarin në Camp Nou, pasi do të ishte një ndihmë e madhe për skuadrën.

Ata janë dakordësuar me diçka të tillë, por problemi kryesor janë financat. Barcelona nuk ka mjaftueshëm para sa kërkojnë kampionët e Francës, shifrën e 222 milionë eurove, por do të mundohen të paraqesin një ofertë të kombinuar me kartonin e ndonjë futbollisti, ose huazim me detyrim blerjeje në fund të sezonit.   

Lajme të tjera

Lajmet e fundit