“Oran 2022”/ Nis garimi i kuqezinjve në boks e mundje, boksieri Beqiri avancon më tej

26 Qershor 2022
21:55
Telesport
back button

Në Algjeri, kanë nisur sot Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, event ku përfaqësohet edhe vendi ynë. Sot, në ditën e parë të garave, ka debutuar edhe delegacioni ynë olimpik, në sportet e mundjes dhe boksit.

Në peshën 77kg të stilit greko-romak, Kevin Kupi e nisi mbarë garimin e tij, duke fituar 10-0 ndaj sllovenit Luka Gumilar. Në ndeshjen cerekfinale, Kupi u mund 10-1 nga serbi Viktor Nemes, por është ripeshkuar dhe do të garojë sërish nesër.

Pa sukses gara e dy mundësve të tjerë kuqezinj në këtë event, duke u mposhtur që në sfidat e para. Në peshën 67kg të stilit greko-romak, Gjete Prenga u mund 9-0 nga egjiptiani Omar Abdelrahman. Ndërsa Bajram Sina, në peshën 60kg, u eliminua pas humbjes 9-0 ndaj sirianit Ahmad Alnakadli.

Një fitore dhe një humbje në duelet e sotme të boksit. Boksieri shkodran Arjon Kajoshi u eliminua që në sfidën e parë të peshës 75kg. Ai u mund 3-0 nga francezi Moreno Fendero. Në peshën 69kg fiton boksieri Alban Beqiri, që mundi 2-1 turkun Necat Ekinci, në një duel të ekuilibruiar dhe avancon më tej.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit