Osasuna shtang Barcelona-n, vjen humbja e parë për Flick në La Liga (Video)

28 Shtator 2024
22:58
Denis Hakanaj
back button

Osasuna ka mundur 4-2 Barcelona-n në javën e tetë të La Liga-s.

Hansi Flick ka pësuar humbjen e tij të parë në kampionatin spanjoll pas shtatë fitoreve radhazi.

Për shkak të kalendarit të ngjeshur, trajneri i katalanasve ka lënë shumë prej yjeve të tij jashtë formacionit titullar dhe mungesa e tyre është ndier.

OSASUNA-BARCELONA – GOLAT – VIDEO

Osasuna ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 18-të me Budimir dhe ka dyfishuar avantazhin me Zaragoza-n në të 28-ën.

Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 53-të, Barcelona ka arritur të ngushtojë diferencat me Pau Victor, i ndihmuar nga një gafë e portierit Herrera.

Pavarësisht aktivizimit nga stoli të Yamal dhe Raphinha, Osasuna ka gjetur golin e tretë me një penallti të Budimir dhe ka realizuar “pokerin” me një super gol të Bretonses.

Barça ka reaguar në minutën e 90-të me një perlë të Yamal.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit