Osimhen mban të bllokuar merkaton e Napolit: pritet thesari por PSG nuk lëviz dot për një arsye!

24 Korrik 2024
23:41
Telesport
back button

Napoli llogarit ende në thesarin qe do te sjelle Victor Osimhen për të bërë të gjitha investimet e tjera pas tre blerjeve të para të kësaj dritare te transferimeve ne merkato.

Por ka dy aspekte nga ana e PSG-së: klubi parizien gjithashtu pret të shesë disa lojtarë në mënyrë që më pas të jetë në gjendje të blejë nigerianin, nga ana tjetër ata shpresojnë për një zbritje nga Napoli në lidhje me klauzolën e lirimit.

Në mënyrë të pashmangshme dështimi për të shitur Osimhen bllokon edhe ardhjen e Romelu Lukakut, të dy operacionet janë të lidhura ngushtë jo vetëm nga pikëpamja teknike, por edhe ekonomike.

Napoli tashmë ka një marrëveshje me sulmuesin belg për një marrëveshje trevjeçare me 6 milionë në sezon plus bonuse. Mbetet ende një marrëveshje me Chelsean, i cili kërkon 35 milionë euro, Napoli kërkon të shpenzojë pak më pak (rreth 25 mln euro), por në fund të dy klubet mund të gjejnë njëri-tjetrin. Këtë e ka bërë të ditur Sky Sport.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit