Osimhen në fund ka qëndruar te Napoli dhe ka përfunduar jashtë skuadrës.
Një epilog i papritur për një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, i cili ka qenë i kërkuar edhe nga PSG.
Trajneri Luis Enrique nuk ka kursyer një thumbim për klubin italian në lidhje me kërkesat për sulmuesin.
“Merkato është ajo që është. Donim të merrnim disa lojtarë, por çmimi i tyre nuk kishte kuptim”, ka thënë trajneri spanjoll në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Lille.
Luis Enrique ka folur edhe për Champions-in e ri me shortin që nuk i ka buzëqeshur PSG-së.
“Nuk kemi pasur fat, por nuk mund ta gjykoj këtë format të ri sepse nuk e njoh. Kalendari është i ndryshëm për çdo ekip, nuk e di për sa pikë do të kemi nevojë. Gjithsesi, kampionatet kombëtare do të vazhdojnë të jenë të rëndësishëm”.