Sulmuesi i Galatasaray, Victor Osimhen preferon një rikthim në Itali sezonin e ardhshëm.
Ylli nigerian është i huazuar te Galatasaray këtë sezon nga Napoli dhe është në dispozicion për rreth 75 milionë euro.
Osimhen ka qenë i lidhur me Chelsean dhe PSG-në, por Il Mattino thotë se preferenca e tij është një rikthim në Serie A.
Dhe klubi i preferuar duket se është Juventusi.
PSG ka shprehur interesim për ta marrë Osimhen në janar, por lojtari dëshiron ta përfundojë sezonin me Galatasaray-n.