Osvaldo dhe Gianinna, dasma sekrete e ish-futbollistit me vajzën e Maradonës. Ja detajet

12 Maj 2022
8:05
Alfred Lleshi
back button

Osvaldo dhe Gianinna Maradona janë sërish çift pas krizës së stuhishme të Krishtlindjeve. Aq shumë të dashuruar janë, sa kanë vendosur të martohen. Gazetarët argjentinas ndanë disa detaje të dasmës sekrete:

“Do të jetë një ceremoni intime e krijuar dhe organizuar nga ata të dy. Do të jetë vetëm për miqtë e ngushtë dhe nuk është planifikuar asnjë festë për momentin. Mund të ketë një drekë”.

Martesa e ish-futbollistit vjen pikërisht në momentin që ish-partnerja e tij është në një betejë ligjore për të siguruar mbështetje ushqimore për rritjen e fëmijëve të tyre.

Pía Shaw, një gazetare nga LAM, gjithashtu raportoi se fëmijët e Osvaldos nuk do të jenë të pranishëm në ceremoninë intime të martesës së babait me vajzën e legjendës së futbollit argjentinas, Diego Maradona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit