Owen del kundër klubit: Nuk arrij ta kuptoj pse Mane u largua nga Liverpool…

27 Qershor 2022
13:05
Alfred Lleshi
back button

Prej disa ditësh është zyrtarizuar. Sadio Mané do të luajë sezonin e ardhshëm me Bayern Munich, klub me të cilin ka nënshkruar deri në vitin 2025.

Finalja e Champions League kundër Real Madridit në Paris ishte ndeshja e fundit e senegalezit me fanellën e Liverpool-it. Ai u largua nga “Anfield” gjashtë sezone pasi mbërriti nga Southampton, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e kuqe.

Një admiruesi të madh të sulmuesit 30-vjeçar, Michael Owen, ish-lojtar i “Reds” midis viteve 1996 dhe 2004, i vjen keq për largimin e tij në Gjermani.

“Unë ende nuk e kam kuptuar pse Sadio Mané u largua nga Liverpool-i për te Bayern Munich. Ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, ofroi një shërbim të madh për Liverpool dhe do të mbetet një legjendë e klubit”, – shkroi fituesi i “Topit të Artë” 2001 në Twitter.

Një gjë është e sigurt, Mané ka lënë gjurmë në “Anfield” me 269 ndeshje dhe 120 gola në total. Ai me të vërtetë largohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e gjashtë herë kampionëve të Evropës.

Në fund të fundit, Klopp ia “dha duart” si vijon Sadio Mane: “Ne e përshëndesim atë me mirënjohje dhe dashuri. Për momentin është një nga lojtarët më të mirë në botë. Nuk duhet të mendojmë për atë që po humbasim, por të festojmë privilegjin që kemi pasur.

Golat që ka shënuar, trofetë që ka fituar; një ikonë dhe legjendë moderne e Liverpool-it. Që nga momenti kur mbërriti, ai na bëri më mirë. Në atë moment nuk jam i sigurt se do të kishim besuar se sa vendimtar do të kishte qenë për klubin. Të kesh vazhdimësinë e tij, sezon pas sezoni, është shembull për çdo lojtar.

Unë e respektoj vendimin e tij dhe jam i bindur se kështu është edhe për tifozët. Nëse e doni Liverpool-in, duhet ta doni edhe Sadio, nuk ka zgjidhje. Duhet të pranojmë se humbja jonë është fitore e Bayernit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit