Ozil biond, zbulohet basti i humbur ndaj Lacazette!

17 Korrik 2019
11:03
back button

Mesut Ozil habiti të gjithë opinionin sportiv me ndryshimin drastik që bëri në pamjen e tij, teksa u shfaq me flokë të bardha në stërvitjen me Arsenalin.

Reagime të shumta pati rreth fantazistit, shumica prej tyre ishin negative. Gjithsesi nëpërmjet një video Ozil zbuloi se e gjithë kjo lidhet me një bast të vendosur me sulmuesin Alexandre Lacazette.

“Humba një bast, më saktë ne humbën një bast ndaj Laca. Sfida e goditjes së traversës. Unë, Kolasinac dhe Shkodran Mustafi, ne humbën të gjithë bashkë”, shpjegon Ozil.

Tani mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Mustafin dhe Kolasinac, a do ta respektojnë edhe ata bastin dhe të bëhen biond?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit