Ozil, zbulohen detajet e transferimit te Fenerbahce: ka një bonus për Arsenal-in

26 Janar 2021
21:10
Denis Hakanaj
back button

Mesut Ozil është më në fund një lojtar i Fenerbahce-s.

Pas shumë zërave dhe pritjes së madhe, ka ardhur zyrtarizimi i transferimit dhe janë bërë publike detajet e operacionit.

Klubi turk, në fakt, ka bërë të ditur nëpërmjet Public Disclosure Platform, çdo detaj të marrëveshjes. Futbollisti do të fitojë “vetëm” 3 milionë euro në vit në krahasim me 16 që merrte tek Arsenal.

Klubi turk nuk do ta paguajë rrogën e lojtarit për këtë sezon, por vetëm një komision 500 mijë euro deri në fundin e këtij sezoni. Më pas do të fillojë shpërblimi për tre sezonet pasardhëse deri në 2024-ën.

Arsenal do të mund të përfitojë një bonus deri në 2 milionë euro në lidhje me arritjen e objektivave të caktuar dhe në varësi të paraqitjeve të lojtarit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit