Pa bomberin Werner, Leizpig paralajmëron Atletico Madrid: Do të gjejmë zgjidhje…

10 Korrik 2020
13:39
Telesport
back button

Pasi eliminoi Tottenham e Jose Mourinhos dhe pasi duhet të bëjë pa yllin e saj, sulmuesin Timo Werner (ka shkuar te Chelsea), Leizpig do të përballet në fazën çerekfinale të Champions League ndaj Atletico Madrid.

Drejtori sportiv Markus Krösche e komentoi për mediat gjermane kështu këtë përballje: “Atletico është sigurisht skuadra që ka shumë eksperiencë me një trajner të njohur. Eshtë sigurisht një kundërshtar i vështirë, por nuk është asgjë e pazakontë në çerekfinale. Mbrohen mirë prej vitesh dhe shpesh ndërrojnë situatat e lojës. Diego Simeone ka perfeksionuar mbrojtjen me kontrollin e topave. Por, na besoni, do të gjejmë zgjidhje…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit