Paderborn-i i Gjasulës barazon përsëri, Dusseldorf përmbys Schalke-n, Union-i realizon një gol historik

27 Maj 2020
22:31
Denis Hakanaj
back button

Mbrëmjen e sotme janë luajtur katër ndeshjet e fundit të javës së 28-të të Bundesliga-s.

Paderborn-i i yllit të Shqipërisë, Klaus Gjasula, ka marrë barazimin e tretë radhazi në kampionatin gjerman, me ndeshjen e luajtur në fushën e Augsburg-ut që është mbyllur 0-0.

30-vjeçari ka luajtur 79 minuta, gjatë të cilave ka marrë kartonin e verdhë të radhës. Ylli kuqezi ka koleksionuar 15 kartonë të verdhë në 25 ndeshje të luajtura në këtë sezon të Bundesliga-s.

Paderborn mbetet në vendin e fundit të renditjes me 19 pikë, ndërsa Augsburg në të 12-in me 31 pikë.

Vazhdon kriza e Schalke-s që ka marrë humbjen e tretë radhazi në kampionat. Një humbje që ka ardhur me përmbysje në fushën e Dusseldorf, që ka shkuar një pikë larg mbijetesës falë 3 pikëve të marra sot.

Fitore e rëndësishme për Hoffenheim që ka shkuar 3 pikë larg zonës europiane të renditjes pas fitores 3-1 të marrë në shtëpi kundër Koln.

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Union Berlin dhe Mainz, me vendasit që kanë realizuar golin e tyre të parë me goditje dënimi në një ndeshje të Bundesliga-s.

Berlinezët ndodhe në vendin e 13-të me 31 pikë, ndërsa Mainz në të 15-in me 28 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit