Pagliuca kritikon Juventusin: Pse e largoi Szczesny, mund të luante ende si numri një në çdo ekip të madh

10 Shtator 2024
9:20
Alfred Lleshi
back button

“Interi nuk gaboi me nënshkrimin e Josep Martinez. Ai është i ri, i fortë dhe është portieri i së ardhmes”. Gianluca Pagliuca është i bindur për këtë, teksa nënvizon në “Tuttosport” se si në skuadrat e mëdha, shumë trajnerë kërkojnë të kenë dy lojtarë në çdo rol, edhe në portë: “Interi është një ekip ambicioz, që dëshiron të fitojë trofe, kështu që ka dy portierë të mirë në organikë. Sidoqoftë, Martinez e di se cili është roli i tij, të paktën këtë sezon, ai i zëvendësuesit”.

Në veçanti, duke folur për ish-numrin një të Genoa, Pagliuca përsërit konceptin: “Po flasim për një portier që mund të bëhet e ardhmja e Interit. Unë e miratoj 100% investimin e bërë nga klubi për të. Tani i takon atij t’i demonstrojë aftësitë që ka, të shfrytëzojë mundësitë që do t’i dalin këtë sezon për të fituar besimin”.

Duke e zgjeruar diskutimin, për Pagliuca, portieri më i mirë në Serie A sapo ka pushuar së luajturi, pikërisht Szczesny: “Nuk e kuptova zgjedhjen e Juventusit. Di Gregorio është një portier shumë i mirë, por Szczesny në moshën 34-vjeçare mund të luante ende. Polaku mund të ishte numri një i çdo ekipi të madh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit