Palestra i jep “besën” Interit, por marrëveshja me Atalantën mbetet ende larg

5 Qershor 2026
7:28
Alfred Lleshi
back button

Interi po avancon me vendosmëri për transferimin e Marco Palestra. Mbrojtësi 21-vjeçar është objektivi kryesor i merkatos së zikaltërve, por për të arritur marrëveshje me Atalantën duhet ende kohë.

Interi ka marrë tashmë miratimin e plotë të lojtarit, element shumë i rëndësishëm në operacionin që mund të shndërrohet në një nga sagat e verës, ashtu si rasti i Ademola Lookman një vit më parë. Megjithatë, këtë herë ekziston një ndryshim i madh: Atalanta është e gatshme ta shesë Palestrën, ndryshe nga qëndrimi i saj i palëkundur për Lookman, verën e kaluar.

Tani pengesa kryesore mbetet vlerësimi ekonomik. Interi ka paraqitur një ofertë fillestare prej 40 milionë euro, plus bonuse, por klubi bergamask e vlerëson lojtarin rreth 60 milionë euro. Për këtë arsye negociatat do të vazhdojnë në kërkim të një pike takimi.

Në orët e fundit është përfolur edhe mundësia e përfshirjes së talentit të ri të Interit, Matteo Cocchi, si pjesë e marrëveshjes. Situata mund të ndryshojë nëse në garë hyn Manchester City. Kampionët anglezë e ndjekin prej javësh lojtarin dhe largimi i mundshëm i Savinho drejt Tottenham mund ta shtyjë trajnerin Enzo Maresca, një admirues i madh i Palestrës, të kërkojë afrimin e tij në krahun e djathtë.

Ndërkohë, edhe Juventusi ka pasur kontakte paraprake për të mësuar më shumë rreth kostos dhe disponueshmërisë së lojtarit. Një arsye më shumë që Interi të përshpejtojë negociatat dhe të mposhtë konkurrencën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit