Guido Angelozzi, ish-drejtori sportiv i Cagliarit (i cili prej pak ditësh ka firmosur me Spezian), është ndalur te Marco Palestra, lojtar i tij në sezonin e fundit. Mbrojtësi i krahut, praktikisht një futbollist i ri i Chelsea, është ndjekur prej kohësh nga “Blutë” dhe jo vetëm gjatë sezonit të fundit, siç zbulon vetë drejtuesi me përvojë:
“Chelsea dhe City e ndiqnin prej një viti, ishin gjithmonë në stadium, në Cagliari dhe në transfertë. Më telefononin vazhdimisht, donin të dinin gjithçka. Të dhënat i kishin tashmë, por kërkonin informacione për karakterin dhe cilësitë e djaloshit. Marco është një person shumë i mirë, i ndershëm dhe shumë inteligjent.
U lidh shumë me shokët e skuadrës në Cagliari, hyri në zemrat e të gjithëve. Trajneri sapo e pa e hodhi menjëherë në fushë, është një lojtar shumë i fortë. Ishte gati për Premier League edhe një vit më parë. Shpresoja të shkonte tek Interi kur fola me të pak ditë më parë, më tha se po shkonte te zikaltërit…”







