Palmer: E dija që nuk do të luaja aq sa doja, prandaj u largova nga Manchester City

15 Nëntor 2024
8:46
Alfred Lleshi
back button

Cole Palmer, ylli i Chelsea, është protagonisti, së bashku me Kobbie Mainoo, i kopertinës së edicionit britanik të GQ. “Playmakeri” dha një intervistë të gjatë, ku foli edhe për lamtumirën e tij me Manchester City: “Nuk do të kisha shkuar te Chelsea, por drejtuesit e atjeshëm më bindën.

E dija që nuk do të luaja aq sa doja te City. Edhe kur u thirra në ekipin e të rinjve të Anglisë, kishte lojtarë që luanin në kampionat çdo javë. Mendova se edhe unë e meritoja. Në fakt, kur nuk luan është e bezdisshme.

Duhej të largohesha si huazim, gjithçka ndodhi shpejt. Nuk pata rastin të takoja shumë njerëz dhe t’iu thoja se po largohesha. Thjesht duhej të merrja gjërat e mia, dërgova një mesazh në grupin e komunikimit që kishim dhe i falënderova të gjithë”.

Pika e kthesës te Chelsea: “Kam luajtur kundër Middlesbrough në shtëpi, kundër Everton, kundër Manchester United në shtëpi dhe nuk ndalova së shënuari. E dija se mund ta bëja, por isha i befasuar”.

Rritja si lojtar: “Nuk isha më i shpejti në fillimet e mia, më duhej të përdorja lëvizjen e trupit në vend të shpejtësisë. Unë isha shumë i vogël në trup, përpiqesha të bëja diçka, por ma merrnin topin. Pyesja veten pse ndodhte kjo dhe babai më thoshte: Mos u dekurajo, gjithçka do të rregullohet”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit