Janë luajtur ndeshjet e raundit të dytë të Euroleague në basketboll për meshkuj. Kampionët e Panathinaikos janë në grupin e skuadrave kryesuese, me nga dy fitore. Grekët mposhtën 94-79 Bayern Munich.
Me nga dy fitore dhe asnjë humbje pas ndeshjeve të para janë edhe Monaco, Fenerbahce dhe Crvena Zvezda. Fitoret e para në këtë edicion kanë kordur ekipet e Real Madrid dhe Barcelona, që janë ndër ekipet pretendente.
Gjashtë skuaadrat e para, në përfundim të sezonit të rregullt, shkojnë direkt në fazën cerekfinale play off, ndërsa ekipet e klasifikuara në vendet 7-10 luajnë ndeshje eliminatore.
Euroleague-Raundi i dytë
Monaco – Maccabi Tel Aviv, 85-79
Crvena Zvezda – Baskonia Gasteiz, 78-71
Anadolu Efes – Fenerbahce, 78-83
Villeurbanne – Virtus Bologna, 87-85
Panathinaikos – Bayern Munich, 94-79
Real Madrid – Partizan Baograd, 93-86
Olympiacos – Zalgiris Kaunas, 74-68
Barcelona – Alba Berlin, 88-73
Armani Milano – Paris Basketball, 79-74