Panik në Kupën e Afrikës, dy lojtarë kanë zbritur në fushë të sëmurë me malarje

5 Shkurt 2024
9:02
Telesport
back button

Dy lojtarë të kombëtares së Malit në futboll kanë zbritur në fushë, në ndeshjet e Kupës së Kombeve të Afrikës, pavarësisht se rezultuan pozitivë me malarie. Ky është zbulimi i trajnerit të Malit, Eric Chelle, pas eliminimit në çerekfinale kundër Bregut të Fildishtë.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Tottenham, Yves Bissouma dhe mbrojtësin e Toulouse, Moussa Diarra. “Yves dhe Moussa vuanin nga malaria, siç tregohet edhe nga analizat e gjakut”, tha trajneri i kombëtares së Malit.

Gjithsesi, kjo nuk është aq serioze sepse ata që kanë lindur në Afrikën Perëndimore dhe janë mësuar me këtë sëmundje. Ata mund të luajnë. Për Moussa kjo ishte hera e parë që merr sëmundjen e malarjes”, tha trajneri i kombëtares afrikane.

Ishte hera e parë që Diarra merrte sëmundjen ndaj ai filloi disa stërvitje të lehta, por u ndoq me shumë kujdes nga stafi mjekësor. Në çdo rast, nuk ka asnjë shpërthim apo rrezik tjetër për skuadrën”, përfundoi trajneri Chelle.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit