Pankarta kundër De Laurentiis në Napoli: Së pari ndaloni dro*ën, ti dhe djali yt…

18 Mars 2023
8:45
Alfred Lleshi
back button

Mbërritja e tifozëve gjermanë në Napoli, me rastin e ndeshjes së kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, ku kryesuesit e Serie A mposhtën Eintracht Frankfurt, la pas gjurmë polemikash dhe helmesh. Ato errësuan kualifikimin historik të Napolit në çerekfinale, gjë të cilën nuk e kishte bërë kurrë më parë.

Në fund të fundit, skenat e “luftës urbane” që i vunë flakën qytetit napolitan për pothuajse një ditë të tërë, me kulmin e arritur kur mbështetësit napolitantë u angazhuan në betejë me mysafirët, janë të një dhune të tillë sa nuk mund ta lënë njeriun indiferent.

Është e qartë se futbolli dhe sporti nuk kanë asnjë lidhje me të, por janë episode të krimit të pastër, çmimin për të cilin e kanë paguar qytetarë të pafajshëm, që kanë parë makinën e tyre të djegur ose dyqanin e shkatërruar.

Zinxhiri organizativ i mbrojtjes së territorit përfundoi nën akuzë, nga ministri i Brendshëm deri te Prefekti i Napolit, ndërsa nga ana e tij presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis përdori fjalë shumë të ashpra ndaj dhunuesve, të çfarëdo flamuri që mbanin ata.

“A e dini shkurtesën ACAB (akronim i motos kundër policisë)? Madje kemi bërë një film me të. Të dëbuarit nga stadiumi bashkohen për të luftuar forcat e rendit, – tha De Laurentiis në takimin e zhvilluar në Prefekturë për atë që ndodhi. – Përplasja mes tifozëve është në fakt një pretekst për të rënduar rendin e vendosur.

Pashë një shfaqje të jashtëzakonshme në stadium. Ka disa napolitanë që thonë: nuk e kuptojmë pse De Laurentiis është kaq kufizues, ka vendosur shumë rregull në stadium, më parë bëhej kaos. Unë iu përgjigjem: bëjeni rrëmujën në shtëpinë tuaj.

Brohoritjet duhet të jenë të shëndetshme. Familjet dhe fëmijët shkojnë në stadium, atyre nuk duhet t’iu jepet kokainë, apo të detyrohen të pinë marijuanë. Kjo është motoja e 300-400 njerëzve që ishin atje si maveriku kundër policisë, me justifikimin për t’u përballur me gjermanët. Unë do të doja të zbatohej ligji anglez këtu në stadiume, i thashë Melonit, merrni një shembull nga ajo që bëri Thatcher. Duhet të rregullohet frekuentimi i stadiumit, i cili duhet të jetë vend i shenjtë”.

Fjalë që nuk u morën mirë nga skajet më ekstreme të tifozëve blu, të cilët postuan disa pankarta kundër De Laurentis në qytet. “Si ta dredhësh dhe si ta vendosësh… do të pajtohesh gjithmonë me ata 400 të dëbuarit”, – lexohet në pankartën e parë, të “nënshkruar” nga “Curva A”. E dyta është edhe më personale, me të njëjtin “nënshkrim”: “ADL prano këshilla…, ndalo me drogën fillimisht ti dhe djali yt”.

Kundër Prefektit u vendos edhe një pankartë shtesë: “Mbrojtja e qytetit nuk do të jetë kurrë krim për ne, as me kurthet e një kuestori joadekuat”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit