Para dhe kartonin e lojtarit, Guardiola “all in” për Koulibaly

13 Shtator 2020
10:19
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, dëshiron një mbrojtës qendre dhe po ndjek prej kohësh Kalidoi Koulibalyn. Senegalezi do të largohet nga Napoli, presidenti Aurelio De Laurentiis nuk do ta pengojë, por problemi mbetet te financat.

Radio Marte shkruan se “Qytetarët” kanë menduar dhe një formulë tjetër për italianët. Ata janë gati të ofrojnë para dhe mbrojtësin e krahut të majtë, Oleksandr Zinchenko. 

Ukrainasi ka pak hapësira në Manchester, por aftësitë e tij nuk diskutohen. 23-vjeçari është gati ta pranojë një marrëveshje të tillë, por nuk dihet nëse Napoli do një formulë të tillë largimi për mbrojtësin kryesor. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit