“Para se të vija unë te Chicago, Michael Jordan ishte një lojtar i dobët”

27 Maj 2023
15:28
Telesport
back button

Scottie Pippen ka përdorur tone të ashpra në lidhje me karrierën e legjendës së NBA, Michael Jordan. “E kam parë Jordan të luajë edhe para se të vinte te Chicago. Nuk e di nëse e keni parë ju, por ishte një lojtar i dobët, që s’shihej me sy”, ka qenë komenti i Scottie Pippen.

Më pas, ai ka vijuar me deklaratën e tij: “Të luaje me të ishte një makth, i dobët në lojën një kundër një dhe në gjuajtje. Papritur, bëhemi një ekip i madh dhe nisëm të fitojmë. Të gjithë harrojnë se kush ishte më herët aty: Një lojtar që nuk ishte më i miri i kategorisë së tij”.

Gjithsesi, Pippen shprehet se Chicago Bulls i kohëve të arta, që ka rezultatin 72 fitore e 10 humbje, do ta mposhte Golden State Warriors që ka rekordin 73 fitore e 9 humbje. “Kemi qenë skuadra më e mirë në histori. Nëse Michael Jordan nuk do të ishte larguar, do të kishim fituar edhe 2-3 tituj të tjerë”, tha Pippen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit