Paralajmërimi: Liverpool, Atalanta dhe Ajax s’do ta kenë të lehtë me ne

20 Tetor 2020
21:03
Denis Hakanaj
back button

Bryan Priske, trajneri i Midtjylland, ka paralajmëruar Atalanta, Liverpool dhe Ajax, skuadrat favorite në letër në grupin e danezëve që të mërkurën në mbrëmje do të debutojnë në shtëpi kundër Atalanta-s së Gasperini-t.

Priske ka sfiduar kundërshtaret në grupin e Champions-it:

“Ne jemi krenar që jemi kualifikuar në një kompeticion kaq të rëndësishëm, do të kërkojmë t’ia vështirësojmë jetën sa më shumë kundërshtarëve tanë”, ka thënë Priske.

“Nuk mendoj për sa pikë mund të bëjmë, por loja jonë do të vërë në vështirësi Liverpool-in, Ajax-in dhe Atalanta-n. Kam besim te lojtarët e mi, skuadra jonë është e mirë, e ndërtuar për të luajtur në kampionat dhe Champions League”.

“Kemi lojtarë të rëndësishëm, me eksperiencë ndërkombëtare, loja jonë nxjerr në pah karakteristikat e tyre. Ne duam të bëjmë lojën tone, Atalanta është një skuadër cilësore”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit