Paraqitje e turpshme! Gary Nevill paralajmëron shkarkimin e Ten Hag, trajneri italian në “pole position”

30 Shtator 2024
12:04
Alfred Lleshi
back button

Ten Hag tani duket se e ka vulosur fatin e tij te Manchester United. Një flamur i “Djajve të Kuq” si Gary Neville e bën të qartë se lamtumira e holandezit është një hap larg. Këto janë fjalët e tij për “Sky England”: “Kjo është një humbje tronditëse, por edhe një ditë kthjelluese për klubin.

Kjo është një ditë vërtet e keqe për Ten Hag, paraqitja e Manchester United na zhgënjeu pa masë. Në fakt, ishte një turp absolut, një nga paraqitjet më të këqija. Nuk e kam parë asnjëherë skuadrën si me Ten Hag, as në kohën e Gunnar Solskjaer, Louis van Gaal, Jose Mourinho dhe Ralf Rangnick. Sot kuptova se skuadra ka rënë humë poshtë”.

Massimiliano Allegri, së shpejti mund të rikthehet në drejtimin e një skuadre të madhe europiane. Ish-trajneri bardhezi është në “pole position” për pankinën e Manchester United. Sipas “Caughtoffside”, fillimi negativ i sezonit (duke kulmuar me disfatrën 0-3 në shtëpi ndaj Tottenham), mund të shtyjë bordin drejtues të “Djajve të Kuq” ta shkarkojë Ten Hag dhe t’ia besojë stolin e klubit prestigjioz anglez trajnerit livornez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit