Parashikoi humbjen 1-0 të Italisë me autogolin e Calafiorit, gazetari i “Telesport” bën xhiron e botës (video)

21 Qershor 2024
18:58
Alfred Lleshi
back button

“Profecia e bërë nga një gazetar shqiptar për Spanjë-Itali është e pabesueshme”. Kështu shkruan prestigjiozja sportive italiane “Corriere dello Sport”, duke iu referuar parashikimit prej “Nostradamusi” të Denis Hakanaj, gazetarit të medias sonë, “Telesport”.

Më tej, shkrimi vazhdon: “Një ditë para ndeshjes, në fakt, në podcast-in e “Telesport”, një prej portaleve sportive më të rëndësishme në Shqipëri, Denis Hakanaj parashikoi fitoren e iberikëve ndaj axurrëve me autogolin e Calafiorit.

Gazetari, për fat të keq të Italisë, nuhati me intuitë dhe në mënyrë profetike autogolin e mbrojtësit fatkeq të Bologna, i cili në fund të ndeshjes u ngushëllua me një përqafim nga Gianluca Mancini, kolegu i repartit. Si ia doli? Kjo është pyetja që bëjnë mijëra përdorues në rrjetet sociale, duke iu referuar parashikimit të bujshëm të reporterit shqiptar, i cili doli njësoj me atë që ndodhi ndaj kombëtares së trajnerit De La Fuente”.

Ndërkohë, edhe media të tjera të huaja i kanë bërë jehonë këtij parashikimi “në kokë” të gazetarit të “Telesport”, diçka që i ka habitur të gjithë. Mund të parashikosh saktë rezultatin e një ndeshjeje futbolli, por t’ia dalësh të paralajmërosh autogolin e një futbollisti, si në rastin e Calafiorit, dhe të ndodhë pikërisht kështu, kjo është për rekordet “Guinness”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit