Paratici në Barcelonë, synon shkëmbimin “kokë më kokë” të dy mesfushorëve

20 Gusht 2019
18:21
Telesport
back button

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka kaluar dy ditët e fundit në Barcelonë, ku ka biseduar me drejtuesit e skuadrës katalanase për dy lojtarë. Përveçse ka kërkuar të sjellë në Torino të riun Juan Miranda, shefi i merkatos bardhezi ka patur si qëllim edhe të hedhë bazat për një shëmbim mes dy lojtarëve.

Sipas “Marca”, Paratici synon të arrijë një marrëveshje për një transferim “kokë më kokë” mes Ivan Rakitic dhe Emre Can. Juventusi synon të marrë nga Barcelona mesfushorin kroat, duke çuar në “Cam Nou” gjermanin.

 “Zonja e vjetër” mendon se Rakitic është i përshtatshëm për skemat e trajneri Sarri, por për momentin te Barcelona nuk duken shumë entuziast për këtë marrëveshje. Gjithsesi, bisedimet do të vazhdojnë me “bardhezinjtë” që kanë nisur të punojnë në shumë fronte me ekipin e Barcelonës në mkerkaton e verës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit