Paratici, ish-drejtori sportiv i Juventusit, i intervistuar nga SportWeek, foli për Morata-n, nënshkrimin e ri të Milanit, dhe negociatat që e çuan tak Juventus-i në të kaluarën:
“Fati deshi që vëzhguesi ynë kryesor, Javier Ribalta, ishte spanjoll. Ne e ndoqëm atë për një vit të tërë kur ai ende luante për Real Madrid B, me disa paraqitje sporadike në ekipin e parë”.
Për kritikat e marra në Spanjë në periudhën e fundit:
“Karriera e tij flet për të: Real Madrid, Juventus, Chelsea, Atletico Madrid, tani Milan…
“Një nga golashënuesit më të mirë të kombëtares spanjolle, fitues i dy Champions League. Jam i befasuar që pas dhjetë vitesh në nivelin më të lartë, dikush ka dyshime për vlerën e tij”.