Paredes nuk largohet nga PSG, pret një super dhuratë nga klubi dhe Leonardo

21 Janar 2021
16:23
Denis Hakanaj
back button

Leandro Paredes ka folur për të ardhmen e tij në prag të ndeshjes së kampionatit që PSG do të luajë kundër Montpellier.

“Flitet shumë për mua, por jam i lumtur në Paris. Argëtohem me këtë skuadër dhe në këtë klub. Kam shokë shumë të mirë skuadre dhe një trajner të mirë”, ka thënë argjentinasi.

“Shpresoj të qëndroj edhe për disa vite. Në fillim është gjithmonë e vështirë të arrish te një klub i madh si PSG: gjashtë muajt e parë nuk kanë qenë të lehtë, por më pas jam përshtatur”.

Ëndrra Messi: “Është normale që të gjithë ne duam ta kemi Messi-n në ekip. Por janë vendime që i takojnë klubit, Leonardo-s dhe presidentit tonë, që do të duhet ta bindin të vijë te ne. Shpresoj të luaj këtu me atë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit