Komenti i mesfushorit të Romës, Leandro Paredes, gjatë ndeshjes miqësore në të cilën Argjentina e tij luajti kundër Kosta Rikës në ‘Memorial Coliseum’ në Los Angeles është të paktën zbavitës.
Kampionët e botës fituan 3-1, por kamerave u mungoi shakaja e ish-lojtarit të Juventusit dhe PSG-së në fillimin e pjesës së dytë me kombëtaren e trajnerit Alfaro në avantazh falë golit të Ugalde.
Pjesa e dytë e ndeshjes mes Argjentinës dhe Kosta Rikës kishte vetëm gjashtë minuta që kishte filluar kur portieri i Kosta Rikës, ish-portieri i Real Madrid Keylor Navas, doli në pah me një pritje mahnitëse pas një gjuajtje të Enzo Fernandez.
Një ndërhyrje e bujshme që ka ngjallur një reagim argëtues nga Paredes, i cili i filmuar nga kamerat e transmetuesit argjentinas ‘TyC Sports’, jep opinionin e tij personal për gjestin teknik të Navas:
“Ai është një mace, biri i një k****!”, nënvizon mesfushori i Romas që po zhvillonte nxehjen buzë fushës bashkë me De Paul dhe Nico Gonzalez, gjithashtu të befasuar nga pritja e Navas.
“ES UN GATO EL HIJO DE P*TA”
Leandro Paredes, sobre Keylor Navas. 😅🇦🇷pic.twitter.com/T24kYfSAsJ
— Sudanalytics (@sudanalytics_) March 27, 2024