Paris 2024/ Abakarov humbet sfidën me indianin Aman, pret “ripeshkimin” për medaljen e bronztë

8 Gusht 2024
12:55
Telesport
back button

Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov është mundur pak minuta më parë në sfidën e tij të dytë të peshës 57kg, stili i lirë, e vlefshme për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Kjo do të thotë se Abakarov nuk shkon dot në gjysmëfinale.

Abakarov u mund 12-0 nga mundësi indian Aman Aman, në një sfidë që nuk pati histori në asnjë moment. Perioda e parë u mbyll 3-0 për mundësin aziatik, që në të dytën arrin të dominojë edhe më shumë në tapet.

Edhe pse trajneri i Abakarov kërkon “challenge” (verifikim nga pamjet filmike) në fund, asnjë rezultat pozitiv për të. Kështu, indiani Aman domionon e fiton thellë duelin (12-0), duke shkuar në gjysmëfinale.

Gjithsesi, për Abakarov asgjë nuk është e mbyllur, pasi ka ende një shans të ripeshkohet e të vijojë garën. Gjithçka do të varet nga sfida gjysmëfinale mes indianit Aman dhe japonezit Rei Higuchi (pasditen e 8 gushtit).

Sipas rregullores, nëse indiani Aman fiton sfidën, atëherë Abakarov do të ripeshkohet e do të duelojë fillimisht për vendet 3-5. Nëse fiton këtë duel, atëherë mundësi kuqezi ka shansin të duelojë për medaljen e bronztë.

Por, nëse gjysmëfinalen e fiton mundësi japonez, atëherë aventura e Abakarov ka përfunduar…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit