Paris 2024/ “Drem Team” merr medaljen e artë, Stephen Curry një përbindësh i jep fitoren Amerikës

10 Gusht 2024
23:20
Telesport
back button

Kombëtarja amerikane e basketbollit për meshkuj fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Në finalen olimpike, kombëtarja e “dream team” mundi 98-87 Francën, në një ndeshje fantastike.

Një ndeshje e jashtëzakonshme mes dy skuadrave, që dhuruan spektakël në fushë, ku shkëlqeu Stephen Curry. Ylli i Golde State i dha fitoren Amerikës, duke realizuar koshat e këtij triumfi, me 8 gjuajtje të sakta nga distanca.

Ai mori drejtimin e kombëtares amerikane në minutat e fundit, ku realizoi tri tripikësha radhazi. Mirë u paraqitën edhe LeBron James (14 pikë), ndërkohë që Booker e Durant realizuan nga 15 pikë secili për Amerikën.

Amerika e komandoi gjatë gjithë kohës ndeshjes, por pa mundur të krijojë një epërsi të madhe. Pjesa e parë u mbyll 49-41 për “miqtë”, ndërkohë që sfida bëhet mjaft interesante në fund, kur francezët e ngushtojnë në 3 pikë diferencën.

Gjithsesi, në fund yjet e Amerikës bëjnë diferencën, me Curry një përbindësh nga distanca. Tifozët mbështetën gjatë Francën, ku u dallua Wenbayama me 26 pikë, por në fund mjaftohen me medaljen e argjendtë (Serbia medalje bronzi).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit