Paris 2024/ Garoi finalen i sëmurë me COVID, fiton të bronztën dhe largohet me karrige me rrota për në spital

9 Gusht 2024
8:37
Telesport
back button

Atleti amerikan Noah Lyles mori pjesë në finalen e 200 metrave në Lojërat Olimpike “Paris 2024” edhe pse kishte dalë pozitiv  me Covid-19. Në këtë garë ai arriti të marrë medaljen e bronztë, e dyta për të në këtë Olimpidë.

Pak ditë më parë, Lyles fitoi me fotofinish medaljen e artë në 100 metra, ndërsa në finalen e 200 metrave u mjaftuan me vendin e tretë. 25-vjeçari u shfaq para garës me një maskë mbrojtëse në fytyrë.

Pas garës ai ishte i lodhur, vendosi sërish maskën dhe u largua nga stadiumi me një karrige me rrota, për t’u shoqëruar në spital. Medalja e artë në këtë garë i fituar nga Letsile Tebogo i Botsvanës (19”46).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit