Paris 2024/ Lumi i Senës është shumë i ndotur, në rrezik garat e notit dhe të triathlonit

14 Qershor 2024
10:50
Telesport
back button

Një miliardë e gjysmë euro janë vënë në dispozicion për të rimarrë lumin dhe për ta bërë atë të përshtatshëm për not, megjithatë Sena rrezikon të mos shohë atletë olimpikë që notojnë në ujërat e tij.

Më shumë se një muaj para fillimit të Lojërave Olimpike 2024 të planifikuara për në Paris, rruga ujore për garë ka ende nivele shumë të larta të Escherichia coli, enterokokëve dhe acidit trifluoroacetik. Kjo ka bërë që edhe kryebashkiaku i kryeqytetit Anne Hidalgo dhe presidenti Emmanuel Macron të rimendojnë të zhvillojnë aty garat e notit.

Takimi ishte caktuar për datën 23 qershor, por mund të shtyhet edhe për shkak të protestës së planifikuar për në vijim nga një sërë qytetarësh që kanë hedhur idenë për të kryer jashtëqitje në Senë dhe për ta përdorur atë si tualet.

Teksa presin të zbulojnë nëse parizienët do të ndërmarrin veprime apo jo, ata që janë më të shqetësuar janë atletët e notit dhe triatlonit, të cilët do të duhej të garonin në rrugën e ndotur ujore. Ata thonë edhe se asnjë nga vlerat e ujit nuk është në nivelin e standardit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit