Paris 2024/ Nis sfida për tedoforin e fundit, tri kandidatët në garë, mes tyre edhe Zidane

24 Korrik 2024
9:37
Telesport
back button

Mbajtja e pishtarit olimpik qoftë edhe për pak metra përfaqëson një njohje me rëndësi thelbësore për sportistët. Kurioziteti i madh është fokusuar mbi të gjitha se kush do të jetë tedofori i fundit, ai që do të mbajë i fundit pishtarin, personi që do të zgjidhet për të ndezur mangallin mbrëmjen e së premtes së 26 korrikut, duke nisur efektivisht Lojërat Olimpike.

Emri që duket më i mundshëm është ai i Marie-Josè Perec, fitues i medaljes së artë në 400 metra në Barcelonë 1992, i aftë katër vjet më vonë në Atlanta për të fituar dy të arta në 200 e 400m, që ka mbetur në historinë e atletikës franceze. Ajo do të ishte një figurë e përsosur për të dhënë një mesazh barazie, e aftë për të ofruar atë frymë të lidhur me gjithëpërfshirjen.

“L’Equipe” ka rilançuar dy emra shumë të njohur në Francë si Zinedine Zidane dhe Martin Fourcade, dy simbole të sportit transalpin përkatësisht në botën e futbollit dhe biathlonit (ky i fundit mbështetur nga Macron). Ish-trajneri i Real Madrid pritej në Marsejë, por nuk u përfshi, duke hapur kështu mundësinë e përdorimit të tij si tedofori i fundit.

Flaka olimpike u mbajt dje nga një ekip stafetë i formuar nga Federata Franceze e Futbollit e drejtuar nga trajneri kombëtar, Didier Deschamps: “Jam shumë i lumtur dhe shumë i nderuar që kam mundur të mbaj flakën, veçanërisht në kuadrin e Kombëtares së Futbollit. Kam pasur kënaqësinë ta ndaj këtë stafetë me një ekip të përbërë nga gra dhe burra që janë të apasionuar si unë pas sportit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit